Berisha rikthehet tek selia e PD-së: Mirënjohje heronjve të 8 janarit

09 janar 2022 | 14:51

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer sot të selia e PD-së së bashku me komisionit e përkohshëm të rithemelimit të PD-së.

Në një deklaratë për medie, ai ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshme.

Ai ka thënë se të arrestuar nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

“Mirënjohje më të pakufisjshme ndaj heronjve të 8 Janarit, të cilët në një mision historik. Me një vetëpërmbajtje me një gjakftohtësi që karakterizon shumicën, u faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është një armik po kaq i egër ndaj demokratëve shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që u mblodhën nga të gjithë anët e Shqipërisë, në një mision historik për të mbrojtur pluralizmin, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi, narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër tyre dhe se se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara i hapën. Prania jonë këtu është një zotim se asgjë nuk mund të pengojë dhe ndalojë konsolidimin e plularizmit politik në Shqipëri, asgjë nuk mundtë ndalojë mbizotërimin e shumicës në këtë vend. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor”, ka thënë Berisha.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar një  koment nga…