56 pacientë me Covid në Spitalin e Pejës, 14 janë në gjendje më të rëndë

23 shkurt 2021 | 09:21

56 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19.

Spitali njofton se gjashtë pacientë janë në respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orë të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Po ashtu, spitali ka njoftuar dy lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të dyja normale. Kanë lindur dy foshnje, të dyja të gjinisë femërore.

330 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,968 analiza, ndërsa janë kryer dy operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë janë 6 mijë e 706 raste aktive me…