57-shi i PDK-së, Shaip Kadriaj: Po ndërtojmë besimin për një të ardhme më të fortë

31 maj 2026 | 00:29

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shaip Kadriaj, i cili garon me numrin 57 në listën zgjedhore, ka deklaruar se ky është momenti i duhur për unitet dhe vendosmëri. Në një postim në rrjetin social Facebook, Kadriaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin. “Në zemër të Suharekës, bashkë me qytetarët, po ndërtojmë besimin për një të ardhme më të fortë dhe më të drejtë për Kosovën. Ky është momenti për unitet, punë dhe vendosmëri, që ndryshimi të mos mbetet vetëm premtim, por të kthehet në realitet për çdo familje”, ka shkruar Kadriaj. Ai ka publikuar gjithashtu fotografi nga aktiviteti, ku shfaqet së bashku me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, si dhe me Fatmir Limajn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian…