
57-vjeçarit që u vra në Lezhë ia kishin ekzekutuar edhe vëllanë
01 qershor 2025
| 11:01
Lezha është tronditur nga një vrasje e cila ka ndodhur në fshatin Tale.
Viktima është Pjetër Kaza, 57-vjeçar.
Kaza raportohet se u vra para banesës së tij derisa po kthehej me veturë.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, mediet shqiptare kanë publikuar edhe detaje të tjera.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes.
57-vjeçarit, siç raporton Top Channel, para tre vjetësh ia kishin vrarë edhe vëllanë.