6 gola në gjysmëfinalen e parë mes Barcelonës dhe Interit

30 prill 2025 | 23:15

Një ndeshje spektakolare u zhvillua në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, ku Barcelona dhe Inter barazuan me rezultatin dramatik 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve 2024/25.

Zikaltrit e nisën vrullshëm takimin duke shënuar që në sekondën e 30-të me një magji me thembër nga Marcus Thuram, ndërsa në minutën e 21-të dyfishuan epërsinë me një gol akrobatik nga Denzel Dumfries.

Reagimi i Barcelonës ishte i menjëhershëm: Yamal shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e 38-të Ferran Torres barazoi shifrat në 2-2.

Në pjesën e dytë, Interi kaloi sërish në avantazh me golin e dytë personal të Dumfries pas një goditjeje këndi, por autogoli i portierit Yann Sommer, pas një gjuajtjeje të fuqishme të Raphinha, vulosi rezultatin 3-3.

Ky barazim e lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet pas gjashtë ditësh në “San Siro”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Burim Ramadani shprehu optimizëm se kjo javë mund të…