6 mijë e 896 raste aktive me Covid në Kosovë

08 janar 2021 | 15:18

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 6 896 rate aktive me Covid.

Ky institut ka njoftuar se nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar me Covid mbi 53 mijë qytetarë.

“Numri total i rasteve pozitive është 53 264 raste nga 193 944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 896”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…