
“60-61 dallojnë – prej kur u tërhoq Duda Balje kurrë s’kanë qenë 61 – po të ishte Limaj kandidat do merrte 61 plus”
28 korrik 2025
| 21:08
Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate ka thënë në “Pressing” të T7 se Albin Kurti asnjëherë nuk i ka pasur 61 vota, sidomos pasi u tërhoq deputetja Duda Balje. Ai ka thënë se po të kandidohej Fatmir Limaj për kryeparamentar do kishte më shumë se 61 vota. Sipas tij këtë e ka ditur edhe vetë Albin Kurti.
“Nuk ka qenë vota e 61 në horizont. Nga momenti qe Duda Balje është tërheq nga marrëveshja në parim, kurrë më 61 vota nuk kanë qenë”.
“I takon Albin Kurtit e Fatmir Limajt me i tregu njëri tjetrit a i kanë 61, unë e di që nuk i kanë pas. Mungesë të votës 61 është shfytëzu kjo për bllokim. Ne kemi qenë të sigurt që me Fatmir Limaj do kishte 61 vota +, këtë e ka ditur dhe Albin Kurti”, ka thënë ai.