60-shja e PDK-së pi kafe mëngjesi me kryetarin Totaj, e cilëson një ditë të mbarë

26 dhjetor 2025 | 14:40

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka postuar një fotografi me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, me të cilin e ka pirë kafen e mëngjesit.

“Ditë e mbarë të pimë kafen e mëngjesit të sotëm me kryetarin Shaqir Totaj në shoqëri me batutat e tij, përherë spontane dhe pozitive. Ai më tha: ‘Të lodhesh si kandidate dhe të jesh kandidate e lodhtë, janë dy gjëra të kundërta. Ti je kandidate e fortë, edhe nëse je lodhur, pushon, kalon, dhe prapë e fortë mbetesh. Me pas qenë kandidate e lodhtë, s’mund bën zgjidhje’”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë në javë, korridoret e Klinikës së Kardiologjisë në…