60-tshja e PDK-së takoi mbrëmë qytetarët edhe në mungesë të energjisë elektrike, ka një mesazh për qeverinë në detyrë
21 dhjetor 2025
| 09:34
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka vazhduar mbrëmë fushatën edhe në mungesë të energjisë elektrike.
“Mungesa e energjisë elektrike nuk guxon të jetë normalitet. Në bisedë me qytetarët e Mitrovicës, edhe në errësirë – sepse problemet nuk fshihen dot dhe jemi këtu për të gjetur zgjidhje reale për to”, ka shkruar në ‘Facebook’ Ismaili.



