60-tshja e PDK-së: Thaçi, Veseli dhe të tjerët do të dalin faqebardhë nga Haga (video)
24 dhjetor 2025
| 16:16
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, në një intervistë në T7, ka folur edhe për çlirimtarët në Hagë.
Ajo ka thënë se është e bindur se Thaçi, Veseli dhe të tjerët do të dalin faqebardhë nga Haga.
“Nxjerrja e sponzoruar, direkte apo indirekte, nga politika e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për hesape elektorale, për hesape të Serbisë dhe Rusisë, ka krijuar boshllëk të madh në politikë dhe në siguri në Kosovë. Ne jemi të bindur se do të dalin faqebardhë nga Haga”, ka thënë Besa Ismaili.



