60-tshja e PDK-së zotohet se do të jetë zë i qytetarëve

23 dhjetor 2025 | 00:15

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili, ka thënë se si banore e Lagjes së Spitalit dhe si kandidate për deputete, ndjen përgjegjësi personale që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të përkthehet në zgjidhje konkrete.

“Problemet e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe cilësisë së jetesës kërkojnë vëmendje dhe angazhim real. Në këtë rrugëtim, mbështes vizionin dhe programin zgjedhor të Bedri Hamzës, i cili ofron zgjidhje të qarta dhe të realizueshme për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Bashkë, përpara me dialog, besim dhe një program serioz”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase ka goditur një terminal nafte rus “kritik” në…