61-vjeçarja fiton për herë të tretë 50 mijë euro në lotari

29 nëntor 2021 | 16:37

Një grua nga Marylandi po feston pasi ka fituar lotarinë për herë të tretë në rreth tri vjet.

Lojtarja 61-vjeçare nga Montgomery County, bleu kohët e fundit dy bileta gërvishtëse “Lucky” prej 5 dollarësh në “Talbert’s Ice & Beverage Service” në Bethesda

Bileta e parë nuk është zgjedhur, por e dyta i ka dhënë asaj çmimin kryesor të lojës prej 50 000 dollarësh.

Në fakt kjo është hera e tretë që ajo fiton një çmim lotarie prej 50 000 dollarësh në atë dyqan, sipas zyrtarëve të Lotarisë Maryland. Në gusht të 2018, ajo fitoi duke luajtur 50 000 dollarë “Bonus Cash”. Tetorin e ardhshëm, e bëri atë përsëri duke luajtur “Cash Craze Doubler”.

Punonjësja në pension ka thënë se ishte e tronditur që fitoi për herë të tretë, shkruan “CNN”.

“Unë thjesht nuk e besova, përsëri!” u ka thënë ajo zyrtarëve të lotarisë.

Pasi ishte qetësuar, fituesja kishte telefonuar shoqen e saj më të mirë për të ndarë lajmin.

“Kur më tha, isha shumë e lumtur për të. Ishte e vështirë të besohej se ajo fitoi 50 000 dollarë përsëri, ka thënë shoqja, e cila i është bashkuar asaj në selinë qendrore të Maryland Lottery.

“Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. Është e mahnitshme që fitova tre herë” ka thënë fituesja.

Ajo u ka treguar zyrtarëve të lotarisë se planifikon t’i përdorë paratë për disa përmirësime shumë të nevojshme në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës u është kthyer fitoreve në BKT Superligë,…