62-shi i LVV-së, Vigan Qorrolli: Ferizaj është më i fortë me Albinin

21 dhjetor 2025 | 13:22

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Vigan Qorrolli, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit garon me numrin 62 në listën zgjedhore të kësaj partie, ka deklaruar se Ferizaj mbetet i palëkundur në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti dhe LVV-së.

Në një deklaratë të tij, Qorrolli ka vlerësuar angazhimin dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve të Ferizajt, duke theksuar se kjo komunë ka qenë dhe vazhdon të jetë një shtyllë e fortë për projektet qeverisëse të LVV-së.

“Ferizaji është i fortë. Ferizaji punon. Ferizaji nuk ankohet. Ferizaji nuk lëshon pe. Dhe ne nuk kemi lëshuar pe për Ferizajn. Asnjëherë”, ka thënë Qorrolli.

Ai ka shtuar se mbështetja e ferizajlitëve për kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje është dëshmuar edhe së fundmi në tubimet elektorale.

“Mbrëmë ferizajlitë qëndruan fuqishëm përkrah kryeministrit Albin Kurti dhe LVV 116”, ka theksuar kandidati për deputet.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Vigan Qorrolli garon me numrin 62 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

🗳 LVV 116 | ✍️ Vigani 62

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka…