
63 aktakuza kundër 89 personave në 24 orët e fundit
23 dhjetor 2020
| 12:00
Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orë të fundit prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kanë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.