
649 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid
16 janar 2021
| 11:21
Policia e Kosovës ka shqiptuar 649 gjobat për personat që nuk i kanë respektuar masat e vendosura ndaj virusit Covid-19.
Poashtu brenda 24-orëve të fundit policia ka shqiptuar edhe 1066 gjoba për kundërvajtje në trafik.
Gjatë kësaj kohe janë arrestuar 21 persona. Prej tyre 17 janë dërguar në mbajtje.