66 viktima nga Covid-19 në 24 orëve e fundit në Itali

18 qershor 2020 | 23:05

Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit një rritje të numrit të viktimave dhe të rasteve pozitive nga koronavirusi.

Sot janë regjistruar 66 viktima e 333 raste pozitive. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 34 514, ndërsa të infektuar janë 238 159.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1089 pacientë të shëruar. Një rritje të numrit të të infektuarve është regjistruar në rajonin e Lombardisë ku janë 216 pozitivë më shumë se një ditë më parë. Në 24 orët e fundit Italia ka kryer 59 154 teste me tamponë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se është duke…