67, gjenerali Hisen Berisha në Viti, pi kafe me bashkëluftëtarët e tij: Qëndrim, unitet dhe fitore
22 dhjetor 2025
| 00:23
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, gjenerali Hisen Berisha ka vazhduar fushatën në Viti.
Ai ka pirë kafe me bashkëluftëtarët e tij.
“Një kafe me bashkëluftëtarë, vëllezër të armës. Në Vitinë, në tokën e heronjve dhe dëshmorëve, u rikthyem te fjala e dhënë dikur, qëndrim, unitet dhe fitore.
Ashtu si në luftën për liri, edhe sot ecim bashkë, me besim te njëri-tjetri dhe me Kosovën mbi gjithçka. Kujtimet na forcojnë, përvoja na udhëheq, dhe qëllimi na bashkon. Ne jemi ekip. Ne fitojmë së bashku. Kosova është e para.
#HisenBerisha67 #BedriHamza1 #PDK130”, ka shkruar Berisha në Facebook.



