67 kandidatë aplikojnë për anëtarë të bordit të RTK-së (emrat)
13 mars 2026
| 10:33
Gjithsej 67 persona kanë aplikuar në konkursin për anëtarë të bordit të RTK-së për pozitat e rezervuara për anëtarët shqiptarë.
Sipas të dhënave të siguruara përmes një kërkese për qasje në dokumente publike në Kuvendin e Kosovës, lista e kandidatëve është bërë publike dhe mund të shihet në dokumentin përkatës.
Në total janë tetë pozita të lira në bordin e RTK-së: gjashtë për përfaqësues shqiptarë dhe dy për përfaqësues të komuniteteve joshumicë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Flutura Kusari përmes një njoftimi të saj, duke theksuar se lista është siguruar përmes kërkesës për qasje në dokumente publike në Kuvendin e Kosovës.




