67-shi, Hisen Berisha: Podujeva rikonfirmon fuqishëm mbështetjen për fitoren e madhe të PDK-së më 28 dhjetor
Kandidati i PDK-së për deputet me numër, Hisen Berisha, ka theksuar se Podujeva rikonfirmon fuqishëm mbështetjen për fitoren e madhe të PDK-së më 28 dhjetor.
“Takimi në “Tabet e Llapashticës”, në Podujevë, në tokën që është vetë simbol i luftës për liri, ishte dëshmi e qartë e ndërgjegjes kombëtare dhe politike të kësaj treve. Podujeva e heronjve dhe dëshmorëve, e sakrificës dhe qëndresës, mbetet gjithmonë në ballë të proceseve vendimtare për Kosovën”.

“Kjo është treva që ndahet me kufi me viset shqiptare që ende mbahen nën sundimin e Serbisë, një realitet që e ka forcuar edhe më shumë shqiptarinë, vigjilencën dhe ndjenjën e përgjegjësisë shtetërore të qytetarëve të saj. Podujeva ka qenë dhe mbetet mburojë e identitetit kombëtar dhe e interesit shtetëror”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij, mbështetja e dhënë për programin qeverisës të PDK-së dhe për Bedri Hamzën ishte e qartë dhe e vendosur.
“Qytetarët e Podujevës e shohin PDK-në si alternativën serioze dhe të besueshme për ekonomi të fortë, zhvillim të qëndrueshëm, arsim cilësor, shëndetësi funksionale, siguri e mbrojtje kombëtare, integrime euroatlantike dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Podujeva foli qartë. PDK po ecën drejt fitores. Më 28 dhjetor, bashkë përpara, për Kosovën, për shtetin, për të ardhmen”, ka shkruar Berisha.



