
675 pacientë me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës, prej tyre 43 në gjendje të rëndë
Në klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 818 pacientë, bazuar në raportin e punës të datës 16 prill 2021.
Nga ky numër, 675 pacientë janë të konfirmuara me Covid, ku 43 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe 644 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë:
275 të konfirmuar me Sars Cov-2
21 në gjendje të rënduar
269 me oksigjenoterapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 111 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 63 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 42 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë
Mjekimi Intensiv – Covid, 19 pacientë + 4 në intensiven e Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë:
494 të konfirmuar pozitivë
22 në gjendje të rënduar shëndetësore
375 me oksigjenoterapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 109 pacientë
Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
Spitali i Pejës, 103 pacientë
Spitali i Gjilanit, 82 pacientë
Spitali i Ferizajt, 63 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë