68 goditje, 75% posedim topi dhe zero gola

20 qershor 2026 | 09:22

68 goditje, 75% posedim topi dhe zero gola: Turqia eliminohet mes statistikave të pabesueshme në Botëror.

Turqia është kthyer në një nga zhgënjimet më të mëdha të Botërorit 2026.

Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella është eliminuar pas dy humbjeve radhazi, pavarësisht se statistikat e tregojnë një dominim të jashtëzakonshëm në fushë.

Në dy ndeshjet e para të Grupit D, turqit i regjistruan plot 68 goditje drejt portës kundërshtare dhe mesatarisht rreth 75% posedim të topit, por nuk arritën ta shënonin asnjë gol.

Një statistikë e pabesueshme për një ekip që vinte në turne me pritshmëri të mëdha dhe me emra si Arda Güler, Hakan Çalhanoglu dhe Kenan Yildiz në përbërje, shkruan “Tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Në humbjen 1-0 ndaj Paraguait, Turqia dominoi pothuajse gjatë gjithë takimit, duke arritur deri në 79% posedim të topit në disa momente dhe duke i regjistruar 32 tentime për gol.

Megjithatë, mungesa e saktësisë para portës dhe paraqitja heroike e mbrojtjes paraguaiane bënë që turqit të largoheshin sërish pa shënuar.

Pavarësisht dominimit absolut në statistika, Turqia largohet nga Botërori pa pikë dhe pa asnjë gol të shënuar, duke konfirmuar se futbolli nuk fitohet gjithmonë nga skuadra që e kontrollon lojën, por nga ajo që shfrytëzon rastet.

Turqia do të luajnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa për prestigj në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026,…