7 avionë misteriozë që “trembën” Trump

04 gusht 2025 | 18:17

Disa avionë luftarakë u ngritën në drejtim të fushës së golfit të presidentit Donald Trump në New Jersey të dielën, kur një avion i paidentifikuar shkeli zonën e përkohshme të ndaluar të fluturimit.

Piloti i panjohur hyri në hapësirën ajrore mbi Trump National Golf Club Bedminster rreth orës 14:50 dhe u shoqërua menjëherë jashtë zonës nga avionët e Komandës së Mbrojtjes Ajrore të Amerikës së Veriut (NORAD).

Për t’i tërhequr vëmendjen pilotit, u desh të përdoren flakadanë, por NORAD siguroi publikun se flakadanët “përdoren me kujdes maksimal për sigurinë e avionit të interceptuar dhe të njerëzve në tokë.”

“Flakadanët digjen shpejt dhe plotësisht, prandaj nuk ka rrezik për njerëzit në tokë”, shpjegon NORAD.

Incidenti i pasdites të së dielës ishte i dyti në të njëjtën ditë, pas tre shkeljeve të tjera të paautorizuara që ndodhën të shtunën.

Deri në mbrëmjen e së dielës, NORAD njoftoi se numri total i shkeljeve të paautorizuara të hapësirës ajrore gjatë qëndrimit të Presidentit Trump në klubin e tij në New Jersey kishte arritur në shtatë.

Zyrtarët tani po u bëjnë thirrje pilotëve të jenë më të kujdesshëm dhe të planifikojnë më mirë udhëtimet e tyre, pasi nuk duket se në të shtatë rastet kishin qëllime të këqija në shkeljen e hapësirës së siguruar.

“Pilotëve të aviacionit të përgjithshëm u kujtohet të verifikojnë të gjitha njoftimet e pilotëve të Administratës Federale të Aviacionit (FAA) dhe të fluturojnë të informuar para çdo fluturimi”, bëri thirrje NORAD.

Presidenti Trump e kaloi fundjavën në klubin e golfit në Bedminster dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë vonë të dielën në mbrëmje. Pavarësisht shkeljeve të sigurisë, Trump dukej në humor të mirë më vonë gjatë ditës, pasi mësoi se aktorja Sydney Sweeney është e regjistruar si republikane.

Daily Mail i kërkoi presidentit të komentonte për regjistrimin e papritur të Sweeney si votuese republikane pasi zbriti në Allentown, Pennsylvania, të dielën, dhe presidenti nuk hezitoi të shprehte entuziazmin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 600 ish-zyrtarë të lartë izraelitë të sigurisë, përfshirë ish-drejtues…