
7 marsi, presidentja Osmani: Në këtë ditë nderojmë të gjithë mësuesit
07 mars 2025
| 11:18
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar 7 marsin – Ditën e Mësuesve.
Ajo në urimin e saj ka thënë se më 7 mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm.
“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik! Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!”, thuhet në urimin e Osmanit.