
7 mijë e 278 raste aktive me Covid në Kosovë
08 nëntor 2020
| 15:14
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë me dije se në vendin tonë janë edhe 7 278 raste aktive me Covid-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 122 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 278”, ka njoftuar IKShPK-ja.