7-shi i AAK-së, Argjir Rexha – zgjidhja e duhur për Prishtinën

08 tetor 2025 | 21:40

Argjir Rexha është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ai garon në listën zgjedhore të Bekë Berishës me numër 7.

Më poshtë prezantimin e Argjir Rexhës nga Bekë Berisha, kandidati për kryetar të Prishtinës:

Argjir Rexha është menaxher dhe ndërmarrës me përvojë mbi 10-vjeçare në sektorin privat dhe doganor, i fokusuar në zhvillimin ekonomik lokal, transparencë dhe shërbime efikase.

Aktualisht drejton Agjencionin Doganor “Tyra Shped”, ku menaxhon tërësisht procedurat e import-eksportit dhe përfaqëson kompani në çështje administrative dhe juridike.

Ai është gjithashtu bashkëpronar i 13 Rooftop në Prishtinë, duke sjellë inovacion në gastronominë urbane. Argjir ka kryer studimet Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë në Universitetin e Prishtinës dhe zotëron aftësi të avancuara në komunikim institucional, menaxhim ekipesh dhe planifikim strategjik.

Ai flet shqip, anglisht dhe gjuhët tjera

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEbon

Kjo është thirrja e Argjir Rexhës për qytetarët e Prishtinës:

Përshëndetje shokë e shoqe të lagjes, të shkollës dhe të punës. Siç e dini, prej shumë vitesh jam i angazhuar me biznesin tim në fushën e shpedicionit, i licencuar nga Dogana e Kosovës. Nga bashkëpunimi i përditshëm me biznese të ndryshme që veprojnë në Kosovë, kam rastin të shoh nga afër rëndësinë që ka përkrahja e bizneseve vendore dhe mundësitë që ato të kenë qasje më të madhe në tregje dhe eksport. Po ashtu, përvoja ime në sektorin e gastronomisë më ka treguar se bizneset e vogla janë motorr i rëndësishëm i zhvillimit lokal, por që kanë nevojë për më shumë hapësirë dhe kushte më të favorshme për të rritur shërbimin dhe punësimin.

Këto përvoja të drejtpërdrejta më kanë bindur se Prishtina ka nevojë për një përfaqësim aktiv, që njeh realisht problemet e qytetarëve – dhe për këtë arsye kam vendosur t’i hyj garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës, nga radhët e AAK, me numrin 7.

Qëllimi im është të kontribuoj në krijimin e një kryeqyteti ku bizneset të mbështeten e të zhvillohen pa pengesa të panevojshme, ku shërbimet komunale të jenë më të shpejta dhe më cilësore, dhe ku të rinjtë e familjet të kenë më shumë mundësi për të ardhmen.

Besoj fuqishëm në vizionin e kandidatit tonë për kryetar, Bekë Berisha, dhe së bashku me të do të angazhohemi për një Prishtinë më të pastër, më të drejtë dhe më dinamike.

Vota juaj për numrin 7 është mbështetje për një përfaqësim të sinqertë, aktiv dhe të zëshëm në Asamble.

Argjir Rexha – 7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka…