7-shi i PDK-së, Rrahman Rama me mbështetje të fuqishme nga strukturat e PDK-së në fshatrat e Vushtrrisë

17 dhjetor 2025 | 01:55

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, po vazhdon angazhimin e tij intensiv në terren në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku garon me numrin 7. Në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, Rama u takua me strukturat dhe mbështetësit e PDK-së në fshatrat Novolan, Brusnik, Kollë, Vërnicë dhe Bukosh. Takimet u karakterizuan nga energji pozitive, unitet dhe vendosmëri për të çuar përpara vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Atmosfera ishte e mrekullueshme. Të gjithë e kemi dëshirën dhe energjinë për të ecur bashkë përpara”, u shpreh Rama, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar.

Me fokus në zhvillim, përfaqësim dinjitoz dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarët, Rrahman Rama mbetet i përkushtuar për të qenë zëri i tyre në Kuvend.

#PDK130

#Rr7

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
31 kandidatë të gjeneratës së parë kanë diplomuar sot në…