7 VJET NGA LAMTUMIRA PËR PRESIDENTIN E AMERIKËS BUSH

04 dhjetor 2025 | 22:27


Ismet Sylejmani

7 vjet nga ndarja e përjetshme mbrojtesit të parë të shqiptarëve pas vitit 1990 dhe para çlirimit të Kosovës më 12 Qershor 1999!

Vdekja ëhtë tragjedi, pasi ajo merr edhe emra të mëdhenj e të dëgjuar që i kanë shërbyer njerëzimit dhe që kanë luajtur rol vendimtarë për mbarëvatjen dhe funksionimit normal e të domosdoshëm të raporteve në mes kontinenteve, shteteve dhe popujve e kombeve!

7 vjet që është ndarë nga jeta Presidenti i SHBA-së GEORGE H. W. BUSH, Babai i Presidentit të SHBA-së, GEORGE W. BUSH!

7 vjet që kur ka ndrruar jetë personaliteti i madh politik, njeriu i parë, ish-presidenti i SHBA-së GEORGE H. W. BUSH, të cilin populli shqiptarë e ka pasur për fat ta kishte pas presidentit WOODROW WILSON, të dytin president amerikan që mban qëndrim ndaj çështjes shqiptare të pazgjidhur të Kosoves e vise të saja në ish-Jugosllavi, qëndrim shumë madhor, përkrahës e miqësor GEORGE H. W. BUSH!

Presidenti BUSH për herë të parë i vuri kufi ndërkombëtar, kriminelit e gjakpirësit Milosheviq në raport me Kosovën!
———————————————
Sipas New York Times- ne vitin 1992, Presidenti GEORGE BUSH i dërgoi një letër presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç javën e kaluar duke u këshilluar mes liderëve serbë se ‘në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi “.
—————————————

Bombardimet e Serbisë pushtuese të vitit 1999 nga NATO dhe roli i madh e historik i Presidentit të SHBA-së BILL CLINTON dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe TONY BLAIR, por edhe më 2007 qëndrimi historik në Tiranë për Pavaresinë e Kosovës i Presidentit të SHBA-së GEORGE W. BUSH, ishin në vijën e plotë të zbatimit të saktë të qëndrimit të madh pro shqiptar të Shefit të CIA e të Presidentit të SHBA-së, mikut të madh të popullit shqiptar dhe të paharruarit e të pavdekshmit të përjetshëm GEORGE H. W. BUSH!

Populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saja dhe gjeneratat që do të vijnë, i përulen e do ti përulen përgjithmonë me respektin më të madh, qëndrimit e kontributit historik në vitin 1992 të Presidentit të SHBA-ve kundër Serbisë e kundër politikës shfarosëse e asimiluese të kryekriminelit e gjakëpirësit famekeq Miloseviç!

Populli shqiptar në Kosovë duhet të shpallë ditë zie kombëtare me rastin e ndarjes nga jeta të Presidentit të SHBA-ve GEORGE H. W. BUSH!

Qëndrojmë gjithmonë pranë konstatimit se: populli shqiptar në Kosovë në të ardhmen, duhet ta ketë një shtatore të Presidentit tashmë të ndjerë të SHBA-ve GEORGE H. W. BUSH, por edhe djalit të Tij, vulosësit dhe shpallësit ndërkombëtar të Pavarësisë së Kosovës në Tiranë më 2007 , Presidentit të SHBA- ve GEORGE W. BUSH!

Presidentët BUSH por edhe familja BUSH, ashtu sikur edhe Presidentët WOODROW WILSON dhe BIL CLINTON e KRYEMINISTRI anglez TONY BLAIR, janë e do të jenë përgjithmonë sa të ketë shqiptar mbi dhe, miq e aleat të përjetshëm të popullit shqiptar!

Populli shqiptar në të kaluarën e sot, por edhe brezat që do të vijnë në të ardhmen, do të përulen me respekt e në jetë të jetëve në nderim dhe kujtim të Tyre!

Prishtinë, 4 Dhjetor 2025

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për garën…