7 vjet Ushtri, Lekaj: Një hap i madh shtetëror që e bëri Kosovën më të sigurt
14 dhjetor 2025
| 11:42
Nënkryetari i AAK-së, dhe kandidati për deputet, Pal Lekaj, ka kujtuar 7-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ky vendim historik u mor nga Qeveria Haradinaj, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Një hap i madh shtetëror që e bëri Kosovën më të fortë dhe më të sigurt. Ushtria e Kosovës është dëshmi se me guxim, përgjegjësi dhe një kryeministër që punon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, Kosova di të marrë vendime të mëdha”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.



