70 për qind e të rriturve në BE kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës

27 korrik 2021 | 14:16

Shtatëdhjetë (70) për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian (BE) kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër Covidit.

Lajmin e ka bërë me dije presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Bashkimi Evropian e ka mbajtur fjalën që e dha. Objektivi jonë ishte të imunizonim 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë të vaksinës deri në muajin korrik. Sot ne e kemi arritur këtë synim”.

“Këto shifra e vendosin Evropën në mesin e liderëve botërorë. Procesi ka qenë shumë i suksesshëm, por ne duhet të vazhdojmë përpjekjet akoma”, ka thënë ajo në një deklaratë për media.

Më tutje, ajo ka paralajmëruar se varianti “Delta” i Covid-19 është shumë i rrezikshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër kritikave nga deputetët e opozitës, anëtarët e Komisionit për…