70 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali

28 maj 2020 | 18:24

Italia po e mbyll një javë të rëndësishme pasi, sipas komitetit tekniko-shkencor, është vendimtare në aksionet e ardhshme të qeverisë Conte për hapjen e kufijve mes rajoneve e ato kufitare në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me pandeminë.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot në 33 142 e i të infektuarve në 231 732.

Pacientë aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë shkurtuar në 47 986.

Në strukturat spitalore po kurohen aktualisht 7 379 pacientë e në repartet e terapisë intensive 489.

Në rritje shkon ditë pas dite numri i personave që po shërohen nga Covid 19. Deri më sot numri i tyre është 150 604 e në 24 orët e fundit janë 3 503 të shëruar më shumë.

Në rajonin e Lombardisë sot janë shënuar 20 viktima e 382 raste pozitive më shumë.

Rajonet Umbira, Sardegna, Calabria, Basilicata në 24 orët e fundi nuk kanë shënuar asnjë rast pozitiv me koronavirus. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protestues kanë marrë pjesë në protestën e sotme të…