71-shja e LV-së, Drita Pajaziti, kërkon besimin e qytetarëve për një mandat të ri në Kuvend

31 maj 2026 | 11:34

Drita Pajaziti është përsëri kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 71 në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pajaziti në mesazhin e saj, ka theksuar se ky rrugëtim nuk është vetëm i saj, është rrugëtim i përbashkët me qytetarët që besuan dhe qëndruan pranë saj e LV-së në çdo sfidë.

“Besimi juaj për mua është përgjegjësi, obligim dhe motivim për të vazhduar edhe më fuqishëm. Këtë rrugëtim e vazhdoj krah për krah me Kryeministrin Albin Kurti, me përkushtim të plotë për Republikën tonë, për punën, drejtësinë dhe zhvillimin që e meriton çdo qytetar. Faleminderit secilit votues për mbështetjen dhe besimin. Vvazhdojmë drejt fitores së radhës”, ka shkruar Pajaziti në ‘Facebook’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Luka Modriç duket se po shkon drejt…