716 616 të vaksinuar në Shqipëri,  mbi 243 prej tyre mijë marrin dozën e dytë

24 maj 2021 | 10:55

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Orgeta Manastirliu, ka bërë me dije se nga 716 mijë e 616 të vaksinuar kundër Covidit, 243 mijë e 776 qytetarë tashmë kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.

“Teksa 60 000 dozat e vaksinës së ‘Sinovac’ po shpërndahen sipas kushteve të sigurisë, vijon pa u ndalur vaksinimi në çdo cep të vendit, për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda qershorit. 716 616 vaksinime janë kryer deri tani, prej tyre 243 776 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid. I ftojmë qytetarët të lidhen me mjekun e tyre të familjes për ditën dhe vendin e vaksinimit”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aung San Suu Kyi, liderja e rrëzuar nga pushteti në…