72 vota për, asnjë kundër, miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

30 korrik 2020 | 20:59

Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Buxheti i rishikuar është prej 2.6 miliardë eurosh, përderisa të hyrat në buxhet planifikohen të jenë të hyra buxhetore 1 miliard e 788 milionë euro. Ndërsa ka një diskrepancë prej rreth 800 milionë eurosh që, sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami, do të mbulohet nga emetimi i letrave me vlerë, huazimet e brendshme, të jashtme dhe një pjesë do të shfrytëzohen nga Agjencia e Privatizimit të Kosovës.

Ajo ka thënë se pasi ligji të kalojë në Kuvend, ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi, ku presidenti i Kosovës ka tetë ditë afat për ratifikim, pas së cilës mund të fillojë ekzekutimi i masave nga pakoja emergjente fiskale për paga, qira dhe çështje sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me inicimi të këshilltarëve të PDK-së, Kuvendi Komunal i Ferizajt…