721 të shëruar dhe 711 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

21 nëntor 2020 | 15:17

Edhe të shtunën numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë ishte i madh.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 33.588 raste nga 129.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 904 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.191”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së .

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Denion Ndrenika Ndalimi i hyrrjes në territorin verilindor të…