748 qytetarë gjobiten për 24 orë për mosrespektim të masave antiCovid-19

19 maj 2021 | 09:21

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCovid-19 nga institucionet shëndetësore si dhe Qeverisë për parandalimin  e përhapjes së  Covid-19.

Për 24 orë janë shqiptuar 748 tiketa ndaj qytetarëve për mosrespektim të masave për Ligjin e Pandemisë.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Graçanicë, pasi…