77-shi i PDK-së, Besim Hoxha, takon veteranët e UÇK-së në Ferizaj, respekt për vlerat e luftës
25 maj 2026
| 16:03
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77 në zgjedhjet e 7 qershorit, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e Veteranëve të UÇK-së në Ferizaj.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u diskutua për situatën aktuale të veteranëve, sfidat me të cilat përballen, nevojat e tyre dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme institucionale e shoqërore ndaj tyre.
Besim Hoxha theksoi se veteranët e UÇK-së janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë dhe meritojnë respekt, dinjitet dhe përkrahje të përhershme për kontributin e tyre në lirinë e Kosovës.
Mirënjohje për pritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin e sinqertë me ata që dhanë shumë për vendin tonë.
#BesimHoxha77 #PDK #VeteranëtEUÇK #Zgjedhjet2026



