77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj në Turiqec dhe Kopiliq: Bashkë do ta çojmë Skenderajn dhe Kosovën përpara!
19 dhjetor 2025
| 22:33
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 77, Shahin Dervishaj, ka vazhduar fushatën në fshatrat Turiqec dhe Kopiliq.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar se banorët e këtyre dy fshatrave i pritën me fjalë plot shpresë.
“Sonte kaluam një mbrëmje të mrekullueshme në Turiqec dhe Kopiliq. Banorët na pritën me buzëqeshje dhe fjalë plot shpresë. Faleminderit për mikpritjen! Bashkë do ta çojmë Skenderajn dhe Kosovën përpara!”, ka shkruar Dervishaj.



