77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj, takim me banorët e Likocit dhe Rrezallës. Merr përkrahje për zgjedhjet e 28 dhjetorit
21 dhjetor 2025
| 02:08
“Sonte në Likoc, simbolin e UÇK-së dhe të rezistencës, dhe në Kryshec, u pritëm me zemër të hapur dhe me fjalë që japin shpresë e forcë. Këto takime na japin guxim dhe vendosmëri për të vazhduar rrugën përpara. Bashkë për PDK-në!”, ka shkruar në Facebook kandidati për deputet i PDK-së, afaristi Shahin Dervishaj.
Ai ka vazhduar fushatën edhe në Rezallé ku ka marrë përkrahje. “Bashkë e përpara në Rezallë, vendin e dhimbjes dhe qëndresës. Në Rezallë u derdh gjak i pafajshëm dhe u shkrua historia me sakrificë”, ka shkruar ai.




