78-vjeçarja ukrainase e cila është e martuar me një rus, tregon se çfarë i tha ushtarit rus në Bucha

04 prill 2022 | 13:44

78-vjeçarja Natalia, banore e Buchas, kujtoi takimin e saj me trupat ruse që morën kontrollin e qytetit të saj, jashtë Kievit.

Ata hynë në shtëpinë e saj, thyen një dritare dhe një ushtar e kërcënoi se do ta qëllonte.

Natalia tregon se çfarë i tha ushtarit rus, shkruan Sky News.

“Mirë, më qëllo, nëse për këtë të ka lindur nëna jote, duhet të më vrasësh si nënën tënde të dytë. Ai më tha përsëri të largohesha nga bodrumi dhe unë thashë jo. Unë thashë që nëse duhet të qëlloni, më qëlloni fillimisht. Dhe pastaj ata filluan të vrapojnë nëpër ndërtesë si buburrecat. Ata mendonin se njerëzit tanë do të jenë të lumtur t’i shohin këtu, por ishte më shumë si vëlla kundër vëllait”, tha Natalia.

Burri i saj është rus, ajo është ukrainase, ata janë bashkë prej 43 vitesh.

“A mund ta imagjinoni vëllanë të luftojë vëllain. Ushtari rus tha që ne e filluam të parët. Kur? Pse? A i theva xhamat e shtëpisë së nënës suaj? Në fund të fundit është e tmerrshme ajo që ne dëshmuam këtu, ai vëlla mund të luftonte vëllain. Jemi në një tronditje të thellë”, u shpreh ajo.

Bota është gjithashtu e tronditur nga vrasjet t që janë zbuluar në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse disa ditë më parë.

Në fakt, trupat ruse janë tërhequr nga i gjithë rajoni i Kievit, megjithëse ekziston frika se ato thjesht po rigrupohen dhe mund të sulmojnë përsëri.

Në vazhdën e tyre ka dëshmi të varreve masive, torturave dhe trupave të vdekur në rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka refuzuar ankesën Gramoz Vokrrit,…