Mustafa thotë se nuk ka aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së

24 gusht 2018 | 18:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka bërë me dije se nuk ka aplikuar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka kërkuar pension për kontributin e tij që ka dhënë për luftën e UÇK-së.

“Lexova sot në një portal, sipas dëshmisë së z. Nasim Haradinaj, se edhe unë qenkam në listën e veteranëve. Dua të sqaroj për opinionin se as nuk kam aplikuar e as nuk jam shpallur veteran i luftës së UÇK-së. Me mijëra aktivistë kemi grumbulluar fonde për Kosovën gjatë viteve të nëntëdhjeta, kemi mbështetur luftën e UÇK-së financiarisht, por as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kërkuar pension për çlirimin e vendit. Është tragjike të lejohet që çdo luftëtar i vërtetë të bartë në supet e tij edhe dy veteranë të rrejshëm. Kështu damkoset lufta e keqpërdoren taksapaguesit e Kosovës. Duhet të veprojë ligji”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori republikan amerikan, John McCain, ka ndërprerë trajtimin kundër kancerit…