8-shi i PDK-së në Gjilan vlerëson lart paraqitjen mediale të kandidatit për kryetar, Riad Rashiti

06 tetor 2025 | 12:53

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Asamblenë Komunale të Gjilanit, Shefik Surdulli, i cili garon me numrin 8, ka vlerësuar lart paraqitjen mediale të kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Riad Rashiti. Surdulli ka thënë se performanca e shkëlqyer e kandidatit për kryetar të komunës, Riad Rashiti, në debatet mediale, nuk është demagogji apo lojë fjalësh, por realitet. “Riadi po e paraqet vizionin dhe energjinë e PDK-së për qeverisjen rimekëmbëse dhe të punëve të mira në katër vitet e ardhshme”, ka shkruar ndër të tjera Shefik Surdulli në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

“Performanca e shkëlqyer e kandidatit të PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, z. Riad Rashiti, në debatet mediale, nuk është demagogji apo lojë fjalësh. Përvoja e tij institucionale, si në qeverisje ashtu edhe në sektorë të tjerë, e ka kalitur profilin e një kandidati serioz dhe ndër më të mirët. Riadi po e paraqet vizionin dhe energjinë e PDK-së për qeverisjen rimekëmbëse dhe të punëve të mira në katër vitet e ardhshme”.
#MamirëpërGjilanin
#PDK191RiadRashiti
#ShefikSurdulli8

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në një konferencë…