
8-shi i PDK-së në Podujevë, Nexhmi Muçiqi: Jam në PDK sepse ajo është ‘antiplumbi i Kosovës’
Veprimtari i çështjes kombëtare dhe mbështetësi i kauzës çame nga Kosova, Nexhmi Muçiqi, në vitin 2019, gjatë një takimi me strukturat e PDK-së, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i atëhershëm i kësaj partie, Kadri Veseli, kishte shpjeguar arsyet e aderimit të tij në këtë subjekt politik. Para të pranishmëve, Muçiqi kishte theksuar se ishte bërë pjesë e PDK-së, pasi e konsideron atë “antiplumbin e Kosovës”, dhe njëkohësisht i kishte dhënë besën Kadri Veselit se do të kontribuojë për aq kohë sa kjo parti do të ekzistojë.
Ky veprimtar dhe biznesmen i suksesshëm tashmë do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së në Podujevë. Nexhmi Muçiqi do të garojë me numrin 8 në listën që udhëhiqet nga kandidati për kryetar, Isak Shabani, duke kërkuar besimin e qytetarëve të Podujevës për t’i përfaqësuar sa më dinjitetshëm.