8-vjeçari Diell Durmishi publikon këngën e tij të tetë, “Ritmi Veror”
Diell Durmishi ka sjellë projektin e tij më të ri muzikor, këngën “Ritmi Veror”, e cila tashmë është publikuar në platformën YouTube.
Ndonëse vetëm 8 vjeç, Dielli vazhdon të dëshmojë talentin dhe përkushtimin e tij në muzikë. “Ritmi Veror” është kënga e tetë në karrierën e tij artistike, një arritje e veçantë për moshën që ka.
Kënga vjen me ritme dinamike, energji pozitive dhe atmosferë të ngrohtë verore, ndërsa videoklipi shoqërohet me një interpretim të spikatur dhe paraqitje skenike mbresëlënëse nga i riu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hysen Durmishi, babai i Diellit, ka ftuar publikun që ta dëgjojë dhe ta mbështesë projektin më të ri të djalit të tij.
“Ritmi Veror” mund të ndiqet tashmë në YouTube.
Postimi i plotë i Hysen Durmishit:
Dielli si diell
“Ritmi Veror”, kënga më e re e Diellit, tashmë është publikuar në YouTube!
Edhe pse është vetëm 8 vjeç, ai tashmë ka realizuar këngën e tij të tetë, duke dëshmuar talentin dhe dashurinë e madhe për muzikën.
“Ritmi Veror” është një këngë plot ritëm, energji dhe atmosferë verore, e shoqëruar me një interpretim dhe paraqitje skenike brilante.
Ju ftoj ta dëgjoni, ta shijoni dhe ta ndani me miqtë tuaj. Faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!



