
80 deputetë konfirmojnë pjesëmarrjen për votimin e Osmanit
02 prill 2021
| 16:39
Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që kjo parti ka marrë konfirmimin nga 80 deputetë se do të marrin pjesë në procesin e votimit të Vjosa Osmanit si presidente.
“Kemi konfirmimin që janë 80 deputetë që vullnetshëm do të marrin pjesë në votimin e presidentit. Nuk e dimë se si do të votojnë ata”, ka thënë ajo.
Për sa i përket mbajtjes së kësaj seance, Kusari-Lila në një konferencë për medie ka deklaruar se e tëra varet nga procedimi i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.