Microsoft do të ndryshojë sërish Skypen

02 shtator 2018 | 21:47

Gjiganti amerikan i teknologjisë ka vendosur që të ndryshojë edhe një herë shërbimin Skypen, duke i hequr “highlights”-in që është si në Snapchat.

Drejtori i dizajnit të Skypet, Peter Skillman tha se telefonatat ishin bërë të vështira për t’u kryer dhe “highlight” nuk u prit mirë nga përdoruesit, transmeton  “ksp”.

“Për këtë arsye, Skype do të thjeshtohet duke bërë një hap prapa”, ka deklaruar ai.

Skype tash do të përqendrohet në telefonata, video-thirrje dhe mesazhe, dhe se e njëjta gjë do të ndodhë me aplikacionin Skype për mobil, njofton Microsoft.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në ndeshjen e zhvilluar…