815 çifte të shkurorëzuara në Kosovë në vitin 2019, shumica pas një viti martesë

02 gusht 2020 | 17:01

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2019” ku është bërë me dije se në Gjykatat Themelore të Kosovës janë grumbulluar gjithsej 815 fleta për shkurorëzime.

Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë shkurorëzuar 815 çifte bashkëshortore. Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.1 për qind, viti i dytë me 12.9 për qind  dhe më pak se një vit 9.9 për qind e të shkurorëzuarve.

Në shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 178 shkurorëzime apo 21.8 për qind, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 192 apo 23.6 për qind  e rasteve.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme, ku numri i femrave të kësaj kategorie është 304 apo 37.3 për qind, kurse i meshkujve 338 apo 41.5 për qind.

Numri më i madh i bashkëshortëve të shkurorëzuar janë pa fëmijë me 74.5 për qind, pastaj vijnë me dy fëmijë me 9.6 për qind dhe po ashtu me një fëmijë me 9.3 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli sot zyrtarizoi vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Afrim Tovërlani,…