827 vdekje nga Covidi në Itali

27 nëntor 2020 | 18:48

Italia vazhdon të regjistrojë shifra alarmante me koronavirus.

Italia ka regjistruar 827 vdekje ditore nga COVID-19, shifra më e lartë e valës së dytë të pandemisë.

Po ashtu, janë regjistruar 28,352 raste të reja me koronavirus, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, raporton Bbc. Italia ka shënuar 53,677 vdekje nga COVID-19 nga muaji shkurt, shifra e dytë më e lartë në Evropë pas Britanisë.

Italia ka regjistruar në total mbi 1.5 milionë infeksione. Rajoni i Lombardisë vazhdon të jetë zona më e goditur duke regjistruar 5,389 raste të reja në 24 orët e fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në…