City dhe Reali shkojnë në shtesa

17 prill 2024 | 23:01

Manchester City dhe Real Madrid do të diskutojnë në shtesë një biletë për në fazën gjysmëfinale, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt (2-2 ndeshja e parë).

Los Blancos zhbllokuan llogaritë në minutën e 12-të, me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo. Me avantazhin në “xhep”, madrilenët preferuan të qëndrojnë në prapavijë, duke u zhvendosur kështu në gjysmë-fushën e vet.

Kampionët e Evropës rritën ndjeshëm presionin dhe iu afruan disa herë golit. Haaland apo edhe Foden, vendosën në vështirësi portierin Lunin, por pa mundur dot të barazojnë shifrat.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë u luajt e njëjta “muzikë”, me ekipin e Guardiolës që s’kishte asgjë për të humbur. “Drithërima” në stadium në të 46-tën, një gjuajtje e Grealish u ndal nga “gardiani” i mysafirëve. Barazimi i Manchester Cityt erdhi nga De Bruyne, i cili përfitoi pasi topi nuk u largua si duhet nga Rudiger.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich ka arritur të kalojë në fazën gjysmëfinale të…