89 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

31 korrik 2021 | 14:16

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 89 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“48 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 58 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në QKUK, 66 pacientë të shtrirë, 25 prej tyre Covid-19 pozitivë

– Klinika Infektive, 30 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 30 pacientë, 23 prej tyre Covid-19 pozitivë, 13 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
– Spitali i Pejës, 8 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja kosovare, njëherit liderja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla –…