
9 milionë euro për ujërat e ndotura në kryeqytet
29 korrik 2025
| 17:14
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar sot takim me KfW dhe institucionet zbatuese për finalizimin e marrëveshjes për projektin për ujërat të ndotura.
Ai ka bërë me dije se Prishtina do të investojë 9 milionë euro, të ndara në 3 këste vjetore.
“U dakorduam për koordinim të punimeve me projektet ekzistuese të infrastrukturës, sidomos në zonën e sheshit ‘Xhorge Bush’, ‘Robert Dole’, lagjen Pejton, Sheshi Zahir Pajaziti, zona e Bibliotekës kombëtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit n’Kryeqytet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.